Futbolli i Afrikës së Jugut është tronditur nga lajmi për vdekjen e mesfushorit Jayden Adams, vetëm 25 vjeç. Lajmi u raportua nga media sportive Soccer Laduma, e cila bëri të ditur se përfaqësuesit dhe menaxheri i futbollistit kanë konfirmuar ngjarjen.
Lajmi bëhet edhe më prekës pasi Adams kishte përjetuar një tjetër tragjedi personale gjatë Botërorit. Sipas ish-kapitenit të Afrikës së Jugut, Doctor Khumalo, mesfushori mësoi për vdekjen e gjyshes vetëm pak orë para ndeshjes së fazës së grupeve kundër Çekisë, më 18 qershor në Atlanta.
Pavarësisht dhimbjes, ai vendosi të luante, duke ndihmuar Afrikën e Jugut të siguronte një barazim 1-1, rezultat që mbajti gjallë shpresat për kualifikim. Më pas, kombëtarja realizoi një fitore historike ndaj Koresë së Jugut, duke u renditur e dyta në Grupin A dhe duke siguruar për herë të parë një vend në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, ku do të përballej me Kanadanë.
Doctor Khumalo e vlerësoi Adams si një futbollist me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, i cili vazhdoi të jepte maksimumin në fushë edhe në rrethana tepër të vështira personale. Deri tani, nuk janë bërë publike shkaqet e vdekjes së 25-vjeçarit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga klubi i tij, Mamelodi Sundowns, dhe Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut.





