Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Iranin të shtunën, pasi në funeralin e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u bënë thirrje të hapura për vrasjen e tij, duke nënvizuar më tej tensionet që kanë kapluar Lindjen e Mesme, ndërsa një marrëveshje e përkohshme për t’i dhënë fund luftës po përballet me shkëmbime zjarri të përsëritura në rajon.
“Një mijë raketa janë gati për t’u lëshuar dhe të drejtuara ndaj Republikës Islamike të Iranit, ndërsa mijëra të tjera janë gati të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane do të veprojë sipas kërcënimit të saj, të shprehur në shumë vende të botës, për të vrarë ose për të tentuar të vrasë Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë rast mua!”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth”.
Ai shtoi se “urdhrat tashmë janë dhënë dhe ushtria amerikane është e gatshme, e vendosur dhe e aftë, për një periudhë njëvjeçare me mundësi zgjatjeje, të shkatërrojë dhe të asgjësojë plotësisht të gjitha zonat e Iranit”, duke e mbyllur postimin me fjalët: “I lavdëruar qoftë Allahu!”.
Presidenti amerikan tha se kërcënimi i tij ishte në përgjigje të kërcënimeve “për ta vrarë ose për të tentuar vrasjen” e tij. Gjatë funeralit të Khameneit, pjesëmarrësit në zi mbanin vazhdimisht postera ose banderola që bënin thirrje që Trump të vritej së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Ditët e fundit ka pasur disa sulme ajrore amerikane që synonin Iranin, si dhe zjarr hakmarrës iranian që synonin kombe në të gjithë Lindjen e Mesme. Këto sulme ishin shkaktuar nga sulmi i Iranit ndaj tre anijeve në ngushticë në fillim të kësaj jave





