Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në RinCamp 2026 ka komentuar eurodeputetët të cilët kanë mbështetur protestat qytetare që po mbahen prej më shumë se një muaji në vendin tonë.
Kreu i qeverisë i cilësoi si eurodepuetët nga partitë e Gjelbëra në Europë si “3-4 të gjebërta” që erdhën në Shqipëri, të cilët sipas tij flisnin përçart. Ai tha se qeveria nuk mund të bëjë një projekt që nuk e pranon BE-ka, duke iu referuar projektit që u fol se do të ndërtohej në Zvërnec.
“Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që akoma nuk është bërë është inkuizicion, ku e di ti si do të jetë. Le t’i lëmë të gjitha këto, në fund fare një gjë është e sigurtë, ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon BE, nuk e bëjmë dot, ose duhet të themi që nuk futemi në BE. Kaq e thjeshtë është historia. Kur them Bashkim Europian, unë flas për Komisionin Europian, nuk flas për ato 3-4 të gjelbrat që erdhën këtu dhe flisnin përçart.”- tha Rama





