ZYRTARE/ Qëndroi vetëm 6 muaj në Superiore, qendërmbrojtësi njofton LARGIMIN nga kryeqytetasit

Johan Cortes nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës për sezonin e ardhshëm. Njoftimi është dhënë nga vetë qendërmbrojtësi brazilian përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram.

“Faleminderit shumë për gjithçka KF Tirana, ju uroj suksese të mëdha në gjithçka”, shkruan 26-vjeçari në postimin e lamtumirës.

Te bardheblutë e kryeqytetit, Cortes kaloi në muajin janar dhe u paraqit në 14 ndeshje gjithsej. Më herët, ai ishte pjesë e Liberia, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Perez Zeledon dhe Barrio Mexico.

ZYRTARE/ Qëndroi vetëm 6 muaj në Superiore,

“Story i Johan Cortes
Lajme të tjera |  Ndarja tragjike nga jeta e 25-vjeçarit që mori pjesë në Botëror, REAGON futbollisti i Partizanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us