Kanye West në Tiranë/ Rama ndan pamjet nga stadiumi: Marketing global për vendin, mbi 4 mln të ardhura shtesë në arkën e shtetit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë sot me qytetarët pamjet nga stadiumi i improvizuar “Eagle Stadium”, ku do të performojë sot artisti me famë botërore Kanye West.

Ai ka shkruar edhe për financimin prej 4.2 mln eurosh që qeveria ka dhënë për koncertin duke e cilësuar si investim që shteti ka bërë në fushën e turizmit.

Sipas tij ardhja e West në vendin tonë, ka sjellë mijëra vizitorë që do të akomodohen në hotele, aparmatente dhe që do të vizitojnë baret, dyqanet dhe restorantet në vend, duke sjellë kështu sipas tij një rritje prej më shumë se 4 milion në arkën e shtetit.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar ardhjen e Ye jo thjesht një ngjarje artistike, por një marketing global për Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Ramës:

GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë

Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është MARKETING GLOBAL PËR SHQIPËRINË, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar.

Lajme të tjera |  “Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t'i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

“S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë! (Nga koncerti Kanye Ëest pak javë më parë, Stambolli pati mbi 100 milionë Euro vlerë të shtuar).

Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë.

Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us