Në stilin “alla Cristiano Ronaldo” dhe me “manita” ndaj Francës, Lamine Yamal bën që Mbappe të “dridhet”

Edhe pak orë kanë mbetur nga nisja e ndeshjes së shumëpritur Francë – Spanjë, gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2026. Kjo përballje do të jetë sfidë brenda sfidës, aty ku “prozhektorët” do të jenë të fokusuar drejt Mbappes dhe Yamal.

Ylli i iberikasve dhe “Furisë së Kuqe”, Yamal ka shpërndarë “story” në Instagram, ndërsa është teje provokuese për Francën.

Foto ka të bëjë me festimin e golit ndaj “Gjelave” në vitin 2025, Liga e Kombeve, ndërsa rezultati ishte përkohësisht 5 – 1 (e përfunduar 5 – 4) për iberikasit. Detaj interesant kishte të bënte edhe me mënyrën e festimit, “alla Cristiano Ronaldo”.

Në stilin “alla Cristiano Ronaldo” dhe me “manita”

“Story” i Lamine Yamal
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dikur shkëlqente në Premier League, por zgjodhi paratë! Sulmuesi francez surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us