Edhe pak orë kanë mbetur nga nisja e ndeshjes së shumëpritur Francë – Spanjë, gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2026. Kjo përballje do të jetë sfidë brenda sfidës, aty ku “prozhektorët” do të jenë të fokusuar drejt Mbappes dhe Yamal.
Ylli i iberikasve dhe “Furisë së Kuqe”, Yamal ka shpërndarë “story” në Instagram, ndërsa është teje provokuese për Francën.
Foto ka të bëjë me festimin e golit ndaj “Gjelave” në vitin 2025, Liga e Kombeve, ndërsa rezultati ishte përkohësisht 5 – 1 (e përfunduar 5 – 4) për iberikasit. Detaj interesant kishte të bënte edhe me mënyrën e festimit, “alla Cristiano Ronaldo”.
“Story” i Lamine Yamal





