Zgjidhet “ekipi” i ri drejtues i PD: Noka rikonfirmohet sekretar mes polemikave, Këlliçi “mund” Boçin, Balliu te Organizimi

Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave të saj. Këshilli Kombëtar i PD ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.

Flamur Noka është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke siguruar një mandat të ri katërvjeçar si numri dy i PD-së. Ai mori shumicën e votave të Këshillit Kombëtar, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, mori vetëm 84 anëtarë.

Rikonfirmimi i Nokës vjen pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e së mërkurë, ku anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, ka kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të procesit, duke iu drejtuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me fjalët: “Ne nuk jemi kartona, ti ke vendosur për Mulin.” Por, pavarësisht përplasjes, gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm vjoi e hapur.

Ndërkohë, Gazment Bardhi do të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, ndërsa po ashtu dhe Agron Gjekmarkaj është rikonfirmuar si nënkryetar. Belind Këlliçi u zgjodh gjithashtu nënkryetar, pasi fitoi përballë Luçiano Boçit me një diferencë prej 64 votash. Strukturës drejtuese i bashkohen edhe Nikola Kedhi, si përfaqësues i të rinjve, dhe Erisa Bajaziti, si përfaqësuese e diasporës.

Sa i përket sekretariateve, Klevis Balliu u zgjodh sekretar Organizativ, Andi Mustafaj sekretar për Burimet Njerëzore, ndërsa Ylli Asllani sekretar për Pushtetin Vendor.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Argjentina bën Argjentinën! Tjetër fitore në “frymën e fundit”, kampionët e Botës i japin leksione Anglis dhe shkojnë në finalen e madhe

Rezultatet e plota:

Sekretari i Përgjithshëm

Flamur Noka 184 vota

Sajmir Korreshi 84 vota

Nënkryetari nga strukturat

Belind Këlliçi 177 vota

Luçiano Boçi 113 vota

Nënkryetari nga të rinjtë

Xhonatan Pano 101 vota

Nikola Kedhi 174 vota

Nënkryetari nga Diaspora

Besa Manaj 69 vota

Erisa Bajaziti 193 vota

Sekretar Organizativ

Agron Loka 86 vota

Klevis Balliu 197 vota

Sekretar për Dixhitalizimin

Etion Kapedani 192 vota

Renald Rista 61 vota

Sekretar për Burimet Njerëzore

Andi Mustafa 192 vota

Mario Runa 81 vota

Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin

Gentian Kaprata 135 vota

Maksim Kola 129 vota

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

Arlinda Ahmetaj 59 vota

Marash Logu 215 vota

Sekretar për Çështjen e Pronave

Endira Bushati 158 vota

Ledina Mandia 106 vota

Sekretar për Marrëdheniet me Publikun

Denisa Kele 108 vota

Lajme të tjera |  VIDEO/ Argjentina bën Argjentinën! Tjetër fitore në “frymën e fundit”, kampionët e Botës i japin leksione Anglis dhe shkojnë në finalen e madhe

Viola Kapedani 131 vota

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Franc Nuri 185 vota

Ledio Nuraj 89 vota

Sekretar për Organizatat Partnere

Eva Metaj 171 vota

Malvina Lika 112 vota

Sekretar për të Përndjekurit Politik

Lorenc Luka 103 vota

Shkëlqim Lepenica 158 vota

Sekretar për Integrimin Europian

Fjoralba Dizdari 172 vota

Silvia Hasaj 107 vota

Sekretar për Pushtetin Vendor

Agron Haxhimali 78 vota

Ylli Asllani 179 vota

Sekretar për Diasporën

Et’hem Aga 209 vota

Petrit Tafaj 43 vota

Sekretar për Aksionin Qytetar

Erges Eskiu 174 vota

Jurgen Spaho 112 vota

Komisioni i Apelimit (5 anëtarët më të votuar)

Adriana Kalaja 238 vota

Besart Logu 163 vota

Shaqir Manjani 143 vota

Suina Asllanaj 112 vota

Gentian Koçi 104 vota

Ankelita Çela 97 vota

Mark Lleshi 94 vota

Lukas Heirdon 84 vota

Arsen Dushku 58 vota

Çajup Shehaj 48 vota

Me plotësimin e strukturave drejtuese, demokratët synojnë të konsolidojnë ekipin politik që do të shoqërojë kryetarin Sali Berisha në drejtimin e opozitës dhe në përballjet e ardhshme politike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us