Ndërsa Didier Deschamps po numëron ditët e fundit si trajner i Francës, Federata Franceze e Futbollit (FFF), ka arritur akordin me pasuesin. Sipas gazetarit sportiv të mirënjohur Fabrizio Romano, “Gjelat” kanë mbyllur marrëveshjen me Zinedine Zidane.
Finalizimi do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa Deschamps ka kontratë me transalpinët deri në fund të muaj korrik. Edhe pse fitoi Kupën e Botës në “timonin” e Francës në 2018, Didier Deschamps e mbylli pa lavdi në këtë edicion, gjysmëfinalja ndaj Spanjës, e pasuar me humbjen e “vakët” 0 – 2.
Ndonëse 2 herë kampionët e Botës kishin në gjirin e tyre emra të “rëndë” si Mbappe, Olise, Dembele, Doue apo Saliba, nuk mundën të kapnin as finalen e madhe.





