ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Teksa janë duke zhvilluar fazën përgatitore, në kuadër të sezonit të ri në Kategorinë e Parë, klubi i Orikut ka njoftuar se Sherif Idrizaj do të konfirmohet në pankinë edhe për edicionin futbollistik 2026/27.

Fakti që skuadra ia doli të shpallej kampione në Kategorinë e Dytë, drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë këtë detyrë trajnerit 48-vjeçarit i cili ka pranuar të marrë përsipër përgjegjinë për të udhëhequr grupin drejt një tjetër sezoni me shumë pritshmëri.

“I urojmë trajnerit Idrizaj shumë suksese në sezonin e katërt radhazi në stolin e ekipit tonë. Vazhdojmë së bashku!”, shkruhet më tej në postimin e Orikut.

Lajme të tjera |  Tirana pret ende sulmuesin, në Rumani e lënë me pikëpyetje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us