“Berisha në burg, PD e shitur”, Berisha për thirrjet në protestë: Janë slogane të ekstremistëve të majtë

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar ndaj thirrjeve të disa protestuesve që kërkojnë arrestimin e tij dhe akuzojnë opozitën për bashkëpunim me qeverinë.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha i cilësoi sloganet “Berisha në burg, PD e shitur” si qëndrime të nxitura nga, sipas tij, “ekstremistët e majtë” dhe “opozitarët e opozitës”.

Ai deklaroi se këto thirrje nuk duhet të ndikojnë te mbështetësit e Partisë Demokratike dhe akuzoi autorët e tyre se po i shërbejnë të njëjtit qëllim si kryeministri Edi Rama, duke tentuar të dëmtojnë protestën e opozitës.

“Në emër të PD-së dhe tuajin, përshëndes ata dhjetëra mijëra shqiptarë të pamposhtur që vazhdojnë uraganin e lirisë dhe i ftoj demokratët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë të mbështesin këtë protestë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, protestat kundër qeverisë janë një lëvizje qytetare që synon ndryshimin politik në vend. Berisha i bëri thirrje mbështetësve të opozitës të mos ndikohen nga sloganet kritike ndaj tij dhe PD-së.

Lajme të tjera |  “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së në Komision! Gjiknuri: Po çfarë të them?

“Zero ndikim nga slogani i ekstremistëve të majtë apo opozitarët e opozitës ‘Berisha në burg, PD e shitur’. Asnjë pengesë, sepse ata që i thonë këto kërkojnë me çdo kusht të bëjnë punën e Edi Ramës për protestën”, tha ai.

Kreu demokrat shtoi se protestat do të vijojnë dhe i cilësoi ato si një presion ndaj qeverisë, duke deklaruar se sipas tij ato shënojnë “fundin e një sundimtari më të keq që ka pasur Shqipëria në histori pas Enver Hoxhës”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us