‘Zgjedhorja’! PD kërkon Hitën në Komision, Vokshi debat me Gjiknurin: O Albanë.. ti je bardhë e zi në mendje

Debate e tensione janë zhvilluar mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Opozita ka kërkuar që i pranishëm në sallë të ishte kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ky i fundit do të raportonte lidhur me efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor, sfidat e evidentuara në praktikë dhe propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve. Por Hita nuk është paraqitur dhe si rrjedhojë opozita ka kërkuar shtyrjen e komisionit

“Pyetja e parë ishte të na përcillni raportin e shkruar nga Policia e Shtetit më thanë se nuk ka raport.  Nuk është vënë në dispozicion. Paska raport të na vihet në dispozicion. Së dyti e përsëris ka ardhur prokurori i përgjithshëm me gjithë prokurorët e tjerë. Të kishte ardhur kreu i policisë. Nëse nuk është i zoti të përballet kreu i policisë të hiqet, unë propozoj të mos e vazhdojmë seancën. Mungesa e policisë së shtetit është e evidentuar qatë në raportet ndërkombëtare, të marrin drejtorët e tjerë të vijnë dhe tu përgjigjen pyetjeve tona”, tha depuetja e PD Albana Vokshi.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk ka punë me drejtorët e rretheve dhe shprehet se do të bëjnë kërkesë që kreu i Policisë së Shtetit të raportojë para Komisionit.

Gjiknuri: E mira do të ishte të ishte prezent drejtuesi i policisë. Mos t’i ngatërrojmë rolet Nuk kemi rol të bëjmë Komision Hetimor ne, nuk po verifikon ngjarje unë këtu. Patjetër që për të gjitha eksperiencat tuaja negative ne do të flasim këtu, por këtu jemi të marrim një mendim çfarë nuk ka shkuar mirë. Këtë gjë mund ta bëjë edhe nëndrejtori. Duro, se unë po të jap një diapazon më të gjerë, nuk është jeta bardh e zi e dashur.

Vokshi:  Mua e dashur mos më thuaj.

Lajme të tjera |  Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut: Betonieria përplaset me një makinë dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi (VIDEO)

Gjiknuri: Mirë zonjë. Si të të them, e dashur armik.

Vokshi: Jam këtu anëtarë e komisionit.

Gjiknuri: O Albanë të lutem, ti je bardhë e zi në mendjen tënde, s’ta ndërtoj jetën, s’ta bëj dot me ngjyra.

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale private. Je mësuar ta sfumosh rëndësinë e çështjes. Me mua herë tjetër mos e bëj

Gjiknuri: Me batuta që të të shtensionoj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us