Nafta “fluturon” në 206 lekë!

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka pësuar një rritje të fortë ditët e fundit, duke kapërcyer edhe kufirin e 200 lekëve.

Më konkretisht në shumicën e pikave të karburanteve një litër naftë tregtohet aktualisht me 206 lekë, çmimi më i lartë që prej mesit të muajit maj, kur bordi vendosi ta ulë nën 200 lekë.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila aktualisht shitet me pakicë me 189 lekë, edhe ky një nga çmimet më të larta pas disa javësh.

Ndërkohë që gazi është i vetmi produkt që nuk ka pësuar luhatje. Që prej kohës kur u rrit nga rreth 50 lekë në 69 lekë për litër ky produkt nuk ka pësuar më ulje.

Më konkretisht çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin më të lartë gjashtë-javor të mërkurën, ndërsa frika për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit u intensifikua pasi forcat amerikane goditën objektivat ushtarake iraniane për natën e 11-të radhazi, ndërsa cisternat e naftës u detyruan të ndërronin drejtim në Detin e Kuq pas paralajmërimeve nga milicia Huthi e mbështetur nga Irani.

Lajme të tjera |  Qeveria drejt marrëveshjes 300 milionë euro me SHBA-në për pajisje ushtarake, pas kritikave të Trump për Samitin e NATO-s në Tiranë!

Çmimi i naftës Brent u rrit me 1.84 dollarë, ose 2.0%, në 92.85 dollarë për fuçi, më i larti që nga 11 qershori.

Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 1.67 dollarë, ose 2%, në 86.01 dollarë, më i larti që nga 12 qershori.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us