ZYRTARE/ Dikur i bënte “zbor” mesfushës me Partizanin dhe Tiranën, ish-i i kryeqytetasve merr detyrën e rëndësishme në Kategorinë e Dytë

Butrinti ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Idriz Batha do t’i bashkohet stafit të ri teknik, për sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Dytë, 2026/27.

34-vjeçari, i cili “vari këpucët në gozhdë” më 17 dhjetor të një viti më parë, do të jetë zëvendëstrajneri i klubit sarandiot dhe do të punojë në krah të trajnerit Artan Meçanit.

Një hap i rëndësishëm në karrierë për Bathën, i cili gjatë kohës aktive si futbollist, bëri emër me klubet më elitare të Superiores si Partizani, Tirana, Flamurtari dhe Teuta, ndërsa ka qenë po ashtu pjesë e Besës po në Shqipëri. Sa i përket përvojave ndërkombëtare, ai spikati te UTA Rad në Rumani dhe Al Najma në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera |  Armando Broja largohet përfundimisht nga Burnley? Mediat në Itali e zbulojnë: Sulmuesi mund të kalojë te...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us