Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan! (Emrat)

Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.

Diskutimi për këtë projektligj u bë praninë e mediave, ndërsa pas kësaj erdhi edhe votimi.

Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve.

Por, gjatë votimit, tre prej deputetëve të mazhorancës, nuk u shfaqën duke ngritur kartonin jeshil.

Tre deputetët që nuk shfaqen me kartonin jeshil ishin Bledi Çuçi, Ervin Hoxha dhe Elisa Spiropali.

Lajme të tjera |  Kush udhëheq ekonominë e Ballkanit? Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us