Kuvendi në senacën e sotme votoi për mandatin e Olta Xhaçkës. Me 72 vota kundër dhe me 39 vota pro Kuvendi vendos për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese.

VOTIMI
Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.