Nga interpelanca me Niko Peleshin te ndryshimi i ligjit për prefektin, Bledi Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.

Kryetari Bledi Çuçi bëri një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Po kështu do të ketë diskutime në seancë për projektligjin “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Pas largimit të Benet Becit, Çuçi propozoi deputeten Enslemvera Zake për Sekretare të Grupit Parlamentar, propozim që mori mbështetje nga të gjithë deputetët e pranishëm.

Lajme të tjera |  Vetëvrasja e të miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh në të njëjtën shkollë! Zbulohen detaje të reja, dyshohet se…

Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us