VIDEO/ Erald Çinari e bën “sefte”, dopietë në Conference League

Ditën e sotme janë luajtur edhe ndeshjet e para të turit të dytë të Europa dhe Conference League. Në thuajse gjithë Europën futbolli ka qenë krye tema e ditës. Një nga protagonistët e ndeshjeve të Conference League ka qenë edhe një futbollist shkodran. Fjala është për Erald Çinarin, cili tashmë aktivizohet në Armeni tek Noah.

27-vjeçari ishte titullar në duelin që zhvilluan nën kampionët e Armenisë kundër Sliemas së Maltës. Rezultati përfundimtar i ndeshjes do ishte në shifrat e thella 7-0 në favor të ekipit të Çinarit. Pjesa e parë në duelin e zhvilluar në Jerevan do përfundonte në shifrat 3-0, ku do shënonte 2 herë Gregorio dhe 1 herë Pinson. Duke treguar kështu supermacinë e ekipit armen.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kërkohen 3 pikët kundër Letonisë, UEFA vendos për arbitrat që do të gjykojnë kuqezinjtë (EMRAT)

Në të dytën do ishte sërish Gregorio që do siglonte edhe tripletën personale. Por më pas do ishte rradha e Çinarit. Ish-sulmuesi i Partizanit brenda 2 minutash do shënonte dy herë. Fillimisht në minutën e 71-të duke shënuar kështu golin debutues me fanellën e re. E më pas në minutën e 72-të do ripërsëriste vetveten për të shënuar kështu edhe dopietën personale.

Një performancë kjo e shkëlqyer e mëngjërashit i cili e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Armeni. Kujtojmë që për Çinarin në verë u interesua edhe Vllaznia, por shkodrani vendosi ta vijojë karrierën jashtë vendit. Ku tashmë në 3 ndeshjet e para me fanellën e Noahs, të gjitha të zhvilluara në Conference League ai ka shënuar 2 gola.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us