Kategoria e Dytë/ Sopoti luan “poker” me Murlanin, Iliria dhe Besëlidhja marrin fitore të rëndësishme (REZULTATET)

Kanë përfunduar 5 sfidat e sotme të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për grupin A të këtij kampionati. Në këto ndeshje të zhvilluara sot, u shënuan 14 gola.

Besëlidhja mori një fitore të pastër në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Adriatikut. Iliria ia doli me sukses në transfertë përballë Naftëtarit duke fituar 1-2, ndërsa Gramshi barazoi 2-2 me Basanian.

Fitore mori edhe Sopoti, me librazhdiotët që mposhtën pa probleme 4-0 skuadrën e Murlanit. Ndërsa skuadra e Luzit ia doli të fitonte përballë Albanëve, minimalisht me rezultatin 1-0.

REZULTATET:

Besëlidhja 2 – 0 Adriatiku (Hajderaj 55′, Dibra 73′)

Luz i Vogël 1 – 0 Albanët (Laho 11′)

Sopoti 4 – 0 Murlani (Broshka 25′, Nayara 56′, 59′, Fejzo 81′)

Naftëtari 1 – 2 Iliria (Serna Garcia 90′ / Veriu 8′, Stafa 88′)

Gramshi 2 – 2 Basania (Yameogo 35′, Xhelili 59′ / Shimaj 5′, Xhahysa 45′, Nikshiqi 88′)

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us