Kanë përfunduar 5 sfidat e sotme të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për grupin A të këtij kampionati. Në këto ndeshje të zhvilluara sot, u shënuan 14 gola.
Besëlidhja mori një fitore të pastër në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Adriatikut. Iliria ia doli me sukses në transfertë përballë Naftëtarit duke fituar 1-2, ndërsa Gramshi barazoi 2-2 me Basanian.
Fitore mori edhe Sopoti, me librazhdiotët që mposhtën pa probleme 4-0 skuadrën e Murlanit. Ndërsa skuadra e Luzit ia doli të fitonte përballë Albanëve, minimalisht me rezultatin 1-0.





