Arian Çani: Deklaratat e Metës, roli i Bardhit dhe skenari për 2025-ën

Gazetari Arian Çani ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj SPAK.

Çani theksoi se një arsye tjetër që Meta tashmë ka shpërthyer është dhe mekanizmi që po përdor opozita.

Sipas tij, Gazment Bardhi tani është një nga njerëzit kryesor në opozitë dhe se ky i fundit nuk do të futet në zgjedhjet e 2025 si një trup i vetëm me Sali Berishën.

“Meta kishte një vit që ishte zhdukur nga hapësira publike. Më pas doli dhe tha jam filan vend. Strategjia e zhdukjes së tij ishte interesante.

Mendoj se një nga arsyet e tjera të këtij shpërthimi është dhe mekanizmi  që po ndodh ën opzoitë. Opozitën tani e drejton Gaz Bardhi pavarësisht se Berisha vazhdon të jetë lideri i saj zyrtar.

Lajme të tjera |  Tornado, stuhi dhe breshër, të paktën 16 viktima nga moti i keq në SHBA

Ardhja e Gaz Bardhit krijon një pol në vetvete. Bardhi është njeriu kryesor i opozitës  që komunikon me ndërkombëtarët. Meta nga i dyti u bë i treti në opozitë.

Bardhi duam apo s’duam ne nuk do hyjë  në zgjedhjet e 2025 si një trup me Berishën, do hyjë si një fraksion i Berishës.. Meta e di shumë mirë a do ketë vend për të?”-tha ai.

Ai theksoi se kjo që po bën Ilir Meta nuk është aspak politike.

Sipas tij ai po krijon alibi pasi ka një frikë shumë të madhe sepse nuk i shmanget drejtësisë.

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike, po sillet si një njeri sikur i kanë bërë diçka prapa krahëve. Është si një njeri i zakonshëm. Shpërthimi i Metës nuk është politik. Çfarë e shtyn Metën që të bëjë këtë sjellje?

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana (Pamjet e aksidentit)

Mesa duket Meta ka një frikë shumë të madhe  që nuk do i shmanget dot drejtësisë, domethënë që mund të përfundojë i arrestuar dhe ai ka vendosur që të krijojë një alibi shumë të madhe publike.

Duke i rënë SPAK, duke i rënë Dumanit, në momentin që merret si i pandehur dhe kur të përfundojë në arrest shtëpie, të ketë një alibi që të thotë që unë e paralajmërova atë që ndodhi”-tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us