Athina i del kundër Donald Trump – Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak pranë Iranit, deklaroi të martën kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Në një event në Athinë, ai u shpreh qartë se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht thirrjeve të SHBA-ve për mbështetje në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

“Përgjigjja e thjeshtë është jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion në zonën e luftimeve”, tha Mitsotakis, duke shtuar se nuk sheh as gatishmëri nga vendet e tjera europiane për një angazhim të tillë.

Sipas tij, Europa duhet të përqendrohet te pasojat ekonomike të luftës, siç janë rritja e çmimeve të energjisë, dhe jo te përfshirja ushtarake.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us