ZYRTARE/ Tirana plotëson “puzzle” e pankinës, vjen prezantimi i radhës te bardheblutë

Albert Rebac do të jetë përgatitësi atletik i ri i ekipit të Tiranës. Ai do të mbajë tek skuadra bardheblu edhe rolin e ndihmëstrajnerit të dytë, duke u dhënë një dorë, Bojan Markoski dhe Dean Klafuric.

Rebac vjen në Shqipëri pas eksperiencave në futbollin kroat. Ndërsa klubi i Tiranës thekson se përgatitësi atletik në fjalë do të ketë përgjegjësi për përgatitjen fizike të lojtarëve dhe performancën e tyre.

NJOFTIMI:

Mirë se erdhe, Albert Rebac! KF Tirana i uron mirëseardhjen Albert Rebac, i cili i bashkohet stafit teknik të ekipit të parë në rolin e përgatitësit atletik dhe ndihmëstrajnerit të dytë.

Me një formim në shkencat sportive dhe eksperiencë në futbollin kroat, Rebac do të jetë përgjegjës për përgatitjen fizike dhe optimizimin e performancës së skuadrës, në bashkëpunim me Ervin Baku. Mirë se erdhe në familjen bardheblu!

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Luajnë me Shqipërinë, mbrojtësi dhe mesfushori kuqezi bëjnë hapin e madh në karrierë! Firmosin me klubin londinez në Premier League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us