“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një tjetër ndarje do ishte e rrezikshme për PD”

Ujërat në Partinë Demokratike janë trazuar, me lëvizjen e Ervin Salianjit dhe sulmet e Sali Berishës ndaj tij. Por, për analistin Arion Sulo PD-së nuk i duhet më një ndarje dhe sugjeron që Sali Berisha nuk duhet ta godasë Salianjin politikisht.

“Berisha nuk duhet ta godasë Salianjin politikisht. Nuk i duhet një ndarje tjetër, një përçarje sepse në 4 vite e fundit ka pasur një kauzë që e ka dëmtuar dhe një tjetër ndarje do ishte shumë e rrezikshme për PD, sulmi i Berishës për Salianjin nuk bëjnë mirë në këtë moment dhe për opozitën në përgjithësi”, thotë Sulo në Report Tv.

Sulo shtoi se elektorati i opozitës është tkurrur ndjeshëm. “Fatkeqësisht kemi një vëmendje të shtuar tek opozita, kur ndërkohë duhej ta kishim te qeveria. Opozita vjen pas humbjes së 11 majit, elektorati është rrudhur, njerëzit janë dorëzuar, disa faktorë elektoralë të opozitës kanë kaluar në kampin tjetër duke u blerë nga qeveria. Opozita nuk është në ditë të mirë”, tha Sulo.

Lajme të tjera |  "Edhe policët qanë...", gazetarja Anila Hoxha: Nëna e tre fëmijëve, e dënuar me dy muaj burg për dhunë, u arrestua në Rinas! U lut të merrte në qeli foshnjën 7-muajshe

Kritika ka edhe për faktin se si më të votuarit e PD-së sot nuk janë në nivele përfaqësuese brenda partisë. Sulo thotë se PD duhet të hapet ndaj të rinjve, pasi nuk mund të fitojë zgjedhjet me të njëjtët njerëz prej 30 vitesh.

“Ata janë më të votuarit, duhej të kishin marrë vende dhe përfaqësim në PD. Nuk ka ndodhur kjo, kjo është padrejtësi, kaq mjafton të themi që gjërat në PD nuk shkojnë, mënyrat se si do e zgjidhin është çështja e tyre e brendshme.

Në primaret e PD, ata që fituan nuk u përfaqësuan në lista. PD nuk mund të rri me të njëjtët njerëz prej 30 vitesh, shembulli i shehut është shembull që s’ka nevojë për koment. Të tregon se s’mund të përfaqësohesh 30 vite me të njëjtit njerëz. Si do kesh rezultat të ndryshëm me të njëjtët njerëz. Ndërro kuajt e betejës dhe përshtatju të rinjve”, thekson Sulo.

Lajme të tjera |  Fatura "Becchetti" që po rëndon mbi xhepat e shqiptarëve/ Qytetarët paguan 10.3 milionë euro vetëm për avokatët! (Shifra e frikshme)

Ai sugjeron që të ndërrojë mënyra se si funksionon Kryesia e PD dhe anëtarët të mbajnë përgjegjësi për humbjen e 11 majit.

“Duhet të ndërrojë e gjithë kryesia, humbja në zgjedhje, morë besimin e lidershipit, të këshillit, u votove dështove, duhet të hapësh krahun. Ose duhet të bëhet që kryesia të jetë e ndarë nga grupi parlamentar. Deputetë që nuk shkojnë të takojnë njerëzit. Kjo është abc”, vijon Sulo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us