“Bomba” e merkatos te Tirana, gati firma me sulmuesin 900 mijë eurosh

Drilon Hazrolloj pritet të prezantohet në vazhdim te Tirana. “Panorama Sport” mëson se është gati huazimi i sulmuesit të krahut të djathtë nga Rapidi.

IMG_9996

Gazeta zbulon edhe detajet e afrimit më të bujshëm te bardheblutë. Hazrollaj pritet të përfitojë rreth 100 mijë euro në sezon.

Bëhet fjalë pikërisht për ish-sulmuesin e Malishevës. Rapidi e bleu kartonin e 22-vjeçarit për një shumë të raportuar prej 900 mijë eurosh.

Problemet me dëmtimet ishin një faktor, që Hazrollaj nuk shpërtheu në Rumani. Regjistroi rreth 300 minuta në 14 paraqitje, ndërsa nuk ia doli të shënonte apo asistonte.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dikur shkëlqente në Premier League, por zgjodhi paratë! Sulmuesi francez surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us