Çmimet ‘stratosferike’ të fruta-perimeve/ Braçe propozon zhbërjen e Tregut agroushqimor: Abuzimi me tarifat skandaloz! Të hapen tregjet publike për bujqit

Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë. Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.

Deputeti bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga shbërja e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që zotërohet nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.

Së dyti, ai thotë se duhet të ketë tregje publike për bujqit dhe jo tregtarët, të cilët do të mund të shesin prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësuesve që abuzojnë. Së treti, kërkon barazimin e TVSH-së së brendshme pasi me skemën aktuale produktet bëhen më të shtrenjt deri 20%. Së katërti, Braçe thotë se duhet të ketë kontrolle të qirave të ambineteve tregtare.

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

“Shpërbërjen e Tregut të Autostradës. Abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; Hapjen e tregjeve publike për bujqit – jo tregtarët; Të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% më të shtrenjta kot; fiskalizim nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt”, shkruan deputeti.

Një tjetër komponent që ai përmend është fokusi te prodhimi në fusha dhe jo sera. Vëmendje të shtuar deputeti kërkon edhe te ndryshimet klimatike, të cilat kanë goditur prodhimet bujqësore.

“Ne nuk po merremi me ndryshimin e klimës dhe përshtatjen dhe mbrojtjen e prodhimit me këto ndryshime. Duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – janë punët e Zotit, dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg”, ka shkruar deputeti.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us