“Çmimi nuk është rritur aq shumë”, ministrja Delina Ibrahimaj thotë se litri i naftës në Shqipëri është normal!

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur këtë të mërkurë se çmimi pak më shumë se 200 lekë për një litër naftë apo benzinë në Shqipëri, është brenda normales dhe tregu nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe nga lufta në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministrja theksoi se qeveria po monitoron përditë çmimet e zhdoganimit të karburanteve dhe çmimet e tabelave në tregun e shitjes me pakicë.

“Bursat ndërkombëtare që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme, me një çmim mesatar 700 dollarë për karburantet dhe deri në 1200 dollarë në ditët e pikut. Çmimet në Shqipëri nuk kanë pasur rritje të madhe, por 10-15%. Gjykojmë që nuk jemi ende për të ringritur Bordin e Karburanteve dhe nëse do të shohim që ka luhatje apo abuzime me marzhet e fitimit, do të futet në fuqi. Ne kemi ngritur një ekip nga tre ministri dhe përfaqësues të agjencive, të cilët monitorojnë çmimet e zhdoganimit dhe çmimet në tabela në tregun e pakicës. Bëhet fjalë për një marzh 8.5% nga tregu i furnizimit te shitja me pakicë, një marzh të kontrolluar”, u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.

Ajo falenderoi grosistët e karburanteve në Shqipëri, sepse siç theksoi, ata kanë garantuar se nuk do të fitojnë shumë para këtë periudhë dhe do të mbajnë një marzh fitimi të ulët.

Lajme të tjera |  "Kur t’u njohësh banorëve pronësinë, atëherë flasim për sukses" - Marjana Koçeku replikon me Ramën, pas vizitës në Theth

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us