Dinamo pranon ofertën 200 mijë euro, mesfushori prezantohet te klubi i Superligës turke

Gasama Karamba nuk është më një futbollist i Dinamos.

Ai ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Gaziantep në Superligën turke dhe ditën e sotme është prezantuar nga ana e klubit.

Transferimi i tij mbush arkat e Dinamos, pasi rreth 200 mijë euro do të kalojnë nga turqit te kryeqytetasit.

21-vjeçari ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe progres të dukshëm gjatë sezonit të fundit dhe është një profil interesant për të forcuar repartin e mesfushës së Gaziantep. Ky transferim në elitën e futbollit turk është një hap i rëndësishëm në karrierën e lojtarit të ri.
Lajme të tjera |  “I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us