“E bleva njëherë edhe u sëmura….”, fermeri nga Lushnja akuzon bashkëfshatarët: E mbytin shalqinin me kimikate ndaj nuk u shitet (VIDEO)

Qindra fermerë në Lushnje dhe Divjakë po ankohen se shalqini po kalbet nëpër ara sepse nuk ka treg shitje, ndërsa grumbulluesit ofrojnë çmime qesharake për ta marrë deri në 8 lekë për kilogramë, kur në treg ai del me çmim 25-30 lekë për kilogramë.

Por një fermer nga Bubullima e Lushnjes, duke folur për mediat vendase akuzoi bashkëfshatarët se e kanë mbytur prodhimin me kimikate për t’u rritur shpejt, por duke e bërë të dëmashëm për shëndetin e njeriut.

Ai tregoi se konsumon vetëm shalqinin e bërë në kopshtin e vet, ndërsa ai tjetri që bëjnë bashkëfshatarët është i mbytur në ure, dhe një herë që e ka konsumuar, u sëmur.

Lajme të tjera |  Pësoi arrest kardiak në ujë/ Shpëtohet mrekullisht i moshuari nga vrojtuesi i plazhit në Velipojë

“Unë jam vet fermer, ha nga baçja ime, bleva njëherë edhe u sëmura….”- tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us