E BUJSHME/ Armando Brojës i vjen shansi i “artë” dhe “heq qafe” Burnleyn, sulmuesi i Kombëtares “nuhat” lëvizjen në Serie A

Armando Broja është gjithnjë e më larg Burnleyt. Sulmuesi i Kombëtares duket më i prirur drejt një lëvizje të re dhe do të shfrytëzojë pikërisht këtë dritare transferimi për të provuar një “strehë të re”.

Dhe zhvillimi më i fundit që vjen nga eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio, tregon për një tjetër skuadër që ka shprehur interesim për të përfituar shërbimet e shkodranit. Fjala është për Cagliarin, klubin që militon në elitën e futbollit italian, aty ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë, portieri Alen Sherri.

Sipas të njëjtit burim në Itali, drejtuesit e ekipit nga Sardenja janë duke bërë vlerësimet dhe priten ditët në vijim për të kuptuar nëse do të ketë një lëvizje më shumë në radhët e tyre.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Përforcim "bombastik" për Ilir Dajën, Dinamo njofton afrimin e kampionit të Superligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us