E BUJSHME/ Elbasani plas “bombën” e merkatos, mesfushori i Kombëtares vishet verdheblu

Kristi Qose është lojtari më i ri i Elbasanit. Mesfushori i cili ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ka vendosur që të nisë një aventurë të re me klubin verdheblu.

29 vjeçari ka rënë dakord me drejtuesit e Elbasanit për të bashkëpunuar, me futbollistin që tanimë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Roberto Bordin. Te Elbasani e shohin si përforcimin ideal në repartin e mesfushës, duke blinduar kështu ekipin për sezonin e ardhshëm në elitë.

E BUJSHME/ Elbasani plas "bombën" e merkatos, mesfushori i

Kristi Qose

Për Qosen kjo është hera e parë që luan në Shqipëri, pasi më parë, mesfushori ka qenë pjesë e ekipeve si Iraklis, Paok, Apollon, Panserraikos, Michalovce, Ruzomberok, Karvina, Viktoria Plzen dhe Kosice.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us