E BUJSHME/ Mbylli kapitullin me Galatasarayn, tifozët kërkojnë Mauro Icardin te Interi në Serie A

Pasi i skadoi kontrata me Galatasarayn, sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka mbetur pa ekip dhe ende nuk e ka zgjidhur destinacionin e ri për sezonin e ardhshëm.

Në të tilla kushte, tifozët e Internacional kërkojnë që 33-vjeçari t’i bashkohet klubit të kuq në Serie A braziliane. Mbetet e paqartë nëse klubi i Internacional do tentojë për të transferuar Icardin, i cili ka mjaft eksperiencë dhe mund ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit.

“Pyka” argjentinase “bumin” më të madhe e pati te Interi në Itali, 2 herë golashënues në Serie A me zikaltërit, sezonet 2014-2015 dhe 2017-2018.

Lajme të tjera |  Dinamo bën historinë në Kazakistan, Ilir Daja zbulon sekretin e kualifikimit përballë Astanës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us