E ÇUDITSHME/ 350 euro për të ndjekur Tirana – Partizani në “Air Albania”, derbi i kryeqytetit bën bujë

Tirana dhe Partizani do të përballen më 25 prill, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.

E ndërsa jemi më shumë se 3 java para këtij dueli, disa paketa të papritura kanë dalë në treg në Holandë. 350 euro është fluturimi nga Holanda në Shqipëri, qëndrimi 3 ditë në vendin tonë me mëngjes të përfshirë si dhe biletën e stadiumit.

Në faqen holandeze që është publikuar kjo paketë, ka gabim me datën e ndeshjes. Megjithatë, duket se derbi i kryeqytetit ka bërë jehonë edhe përtej kufijve, për vetë faktin e spektaklit që tifozët dhurojnë në tribuna.

E ÇUDITSHME/ 350 euro për të ndjekur Tirana - Partizani në

Paketa e faqes holandeze
Lajme të tjera |  Tirana pret ende sulmuesin, në Rumani e lënë me pikëpyetje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us