E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

Ernest Muçi është ftuar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit.

Trabzonspori e ka konfirmuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e publikon nesër listën e plotë.

Ky është një rikthim i bujshëm në Kombëtare, teksa Muçi ka shpëthyer te Trabzonspori. Në vitin 2025 pati vetëm 30 minuta hapësirë për të te kuqezinjtë, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë roli do luajë në “play off”.

Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë. Ky takim gjysmëfinal për fazën “play off” të Botërorit është rezervuar më 26 mars, prej orës 20:45

Lajme të tjera |  “I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us