Italia i ka dhënë fund dilemës, sa i takon trajnerit të ri që do të ulet në pankinën e kombëtares. Është eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që shkruan se Roberto Mancini është i përzgjedhuri i federatës italiane për të pasuar Gennaro Gattuson.
Shumë shpejt pritet të vijë edhe nënshkrimi i kontratës, për të vijuar më pas me prezantimin e tij para mediave. Kjo do të jetë hera e dytë për Mancinin që do drejtojë Italinë, pasi më parë ishte pjesë e “Azzurrëve” në maj të vitit 2018 e deri në gusht të 2023-it.
Në këtë periudhë, ai iu siguroi italianëve trofeun e Europianit të vitit 2020, por dështoi ta kualifikonte skuadrën në Kupën e Botës dy vite më vonë.
Duhet thënë se vetëm dje, Paolo Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjet e tyre pasi presidenti Malago vendosi të mos emërojë në stol Andrea Pirlon, për shkak se ky i fundit ishte ambasador i një kompanie bastesh dhe për këtë arsye u rrëzua menjëherë si pistë, pavarësisht akordit në parim.





