E rëndë në Itali! Shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje (EMRAT)

Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e sotme fshatin Cossombrato, në provincën e Asti-t në Itali, ku një burrë shqiptar ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj, përpara se të kryente vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mundshëm mes çiftit.

A. K, 57 vjeç shqiptar, vrau ish-gruan e tij, D. K, dhe partnerin e saj të ri me një gërshërë, e cila përdoret zakonisht për prerjen e degëve të pemëve.

Pas vrasjes, ai u hodh nga kështjella e fshatit, ku punonte si kopshtar.

Çifti shqiptar kishin jetuar në Itali për rreth 20 vjet, ku kishin krijuar një jetë të qetë, por duket se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar me tensione.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes. Karabinierët po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti të ndodhur para vrasjeve dhe po kërkojnë informacione, që mund të ndihmojnë në sqarimin e këtij rastit.

Lajme të tjera |  Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

Komuniteti i Cossombrato dhe gjithë zona përreth janë të tronditur nga humbja e dy jetëve dhe nga akti tragjik që shënon fundin e një historie dhune të paimagjinueshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us