Efekti Maran bën “me krahë” Anis Mehmetin, mesfushori shkakton BUM të jashtëzakonshëm jashtë fushës (ARSYEJA)

Rolando Maran bëri publike listën të enjten, sa i takon lojtarëve që do t’i ketë të gatshëm për dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemurgut. Pjesë e saj është dhe Anis Mehmeti, mesfushori i cili aktivizohet për Ipswich Town, skuadër që do të militojë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Një vendim i tillë ka mjaftuar që 25-vjeçari të pësojë një rritje eksponenciale të kartonit. Me përditësimin e fundit që vjen nga Transfermarkt, i datës 28 maj, Mehmeti kushton plot 15 milionë euro.

Me një kërkim të shpejt edhe në vlerat e përgjithshme të vetë lojtarëve kuqezinj, duket qartë që djaloshi i lindur në Angli por që ka zgjedhur të përfaqësojë pikërisht rrënjët i prin listës, teksa pas tij vjen një tjetër mesfushor, Kristjan Asllani i cili vlen 12 milionë euro.

Efekti Maran bën "me krahë" Anis Mehmetin, mesfushori

Vlera në treg e Anis Mehmetit
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Shënoi 12 gola me Elbasanin, sulmuesi portugez surprizon me ekipin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us