Eliminimi i Zvicrës nga Botërori, vjen MESAZHI nga kapiteni Granit Xhaka: Lamë shpirtin në fushë! Rrugëtimi ynë përfundoi, askush s’na e merr atë…

Zvicra mbylli rrugëtimin e saj në Botëror në fazën çerekfinale, pasi u mposht nga Argjentina me rezultatin 1-3. Pas kësaj humbje, që shkaktoi polemika të shumta për shkak të vendimeve të kryesorit, ka patur edhe një reagim nga ana e kapitenit Granit Xhaka, i cili pak minuta më parë ka mbajtur qëndrimin e tij në një postim në rrjetin e tij social në Instagram.

Mesfushori shqiptar shprehet i keqardhur që nuk ia doli dot që Zvicra të prekte gjysmëfinalen, duke thënë se së bashku me shokët e skuadrës lanë shpirtin në fushë vetëm për të bërë realitet një ëndërr të madhe.

Në fund, 34-vjeçari pati edhe një mesazh “thumbues”: Askush nuk na e merr atë që arritëm së bashku.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U rikthye te kombëtarja, ish-sulmuesi i Partizanit mbetet pa ekip

POSTIMI:

“Nuk ishte e thënë të bëhej.

Dhamë gjithçka, luftuam deri në fund dhe lamë zemrat në fushë.

Ky rrugëtim përfundon këtu, por askush s’mund të na e marrë atë çfarë arritëm së bashku.

Bëmë historinë. Faleminderit të gjithëve që besuan tek ne dhe që qëndruat në anën tonë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us