Gati një muaj nga ndeshja historike për ne, ajo e gjysmëfinales së play-off-it të Botërorit përballë Polonisë në Varshavë më 26 mars dhe tashmë, dalngadalë e gjtihë vëmendja spostohet tek kombëtarja.
Interesi është tek gjendja që pritet të jemi për këtë ndeshje që na sheh në një pozicion, për herë të parë në historinë tonë, me shpresën ende gjallë për t’u kualfikuar në Botëror. Elseid Hysaj, zv.kapiteni i kombëtares kuqezi në një intervistë për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa, tregon më tepër rreth pragsfidës.
Problemi kryesorë i gjendjes aktuale të legjionarëve janë minutat e pakta që po kanë në klubet e tyre dhe Hysaj është ndër ata që nuk ka luajtur fare në këtë sezon, vetëm 9 minuta.
“Unë e kam parë edhe vjet tek vetja ime kur isha jashtë listës së ekipit, por kam treguar që me stërvitjen që bëj në ekip gjithmonë jam në formë sepse kur vjen në kombëtare është një gjë tjetër, kënaqësi shumë e madhe dhe nuk ndryshon shumë se sa luan tek klubi. Normal që ndeshjet duhen por nëse ke eksperiencën që të arrish të kuptosh që ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme dhe kur të jesh në fushë ta kuptosh momentin dhe të menaxhosh energjitë, nëse bën këtë të gjithë lojtarët ja dalin të jenë në formë.”
Nga sezoni 2011/12-të. Hysaj, luan në Serie B në fillim me Empolin dhe më pas të gjitha vitet deri më sot, në Serie A, por edicioni i fundit ka patur shumë problem aktivizimi me të. Paga prej 2.8 milion euro i ka dalë drejtuesëve lacial e tepërt dhe refuzimi i futbollistit kuqezi për negocim, i ka sjellë ndëshkimin me qëndrimin jashtë ndeshjeve.
“Jam duke u përqendruar që ta mbyll sa më mirë dhe ndoshta të kem mundësi të luaj ndonjë tjetër ndeshje me Lazion dhe pastaj vjen vera ku unë do të jem lojtarë i lirë dhe do të shoh opsionet që kam për të zgjedhur kush është më i miri për mua. Ndoshta ka ardhur moment që të ndryshoj sepse të gjtihë karrierën time e kam bërë në Serie A dhe ndoshta ka ardhur momenti të ndryshojë kampionat, të shoh si janë kmapionatet e tjera në shtetet të tjera të Botës,” – përfundon Hysaj.





