Elseid Hysaj në “qiellin e 7-të”, gjiganti i Bundesligës gjermane kontakton mbrojtësin e Lazios (SITUATA)

Borussia Dortmund ka nisur kontaktet e para me mbrojtësin e Lazios, Nuno Tavares. Ky i fundit luan në krahun e majtë të mbrojtjes, një rol të cilin e bën edhe Elseid Hysaj.

Elseid Hysaj në “qiellin e 7-të”, gjiganti i

Nuno Tavares

Nga kjo situatë do të përfitonte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili do ta kishte më të lehtë të merrte minuta nëse një rival largohet. Sipas “Fussballeuropa”, Dortmund ka shfaqur interes për Tavares.

Tashmë, është 25-vjeçari portugez i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Edhe shumë ditë kanë mbetur nga merkato e janarit dhe gjithçka mund të ndodhë.

Lajme të tjera |  “I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us