Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, bashkë me deputetët e opozitës, bllokoi Foltoren e Parlamentit në seancën e sotme, duke kërkuar dorëzimin e zv/kryeministres Belinda Ballukupara drejtësisë dhe respektimin e Rregullores dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit.
Teksa ndodhej në foltore, Berisha i bëri disa herë thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të sillte në Kuvend kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Madje ai i etiketoi socialistët me emër dhe mbiemër të ministres, pasi kishin marrë fytyrën e saj.
“Emri juaj është Lubi, mbiemri juaj është Balluku. Respektoni rregulloren dhe Kushtetuën. E Thotë SHBA dhe Komisioni i jashtëm Evropian”, tha ai mes të tjerash.
Duke iu referuar edhe raporteve të ndërkombëtarëve dhe SHBA, qeveria është e lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.
“Prej dy muajsh nuk e dorëzoni, po mbani peng Kuvendin. Dorëzoja drejtësisë:”, tha Berisha.
Thirrjet e tij u përsëritën edhe nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Berisha e bëri lidhjen e tij live nga Facebook.





