Erdhi me “bujë” nga kuqezinjtë, Partizani jep njoftimin e rëndësishëm për mbrojtësin latin! Prezent edhe trajneri Oltijon Kërnaja

Klubi i Partizanit ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen e mbrojtësit të djathtë Carlos Martinez. Nga kryeqytetasit, bëhet e ditur se 27-vjeçar kosta rikan ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në shpatullën e majtë.

Pritet që faza e rehabilitimit të filloi së shpejti, ndërsa nuk ka një datë të saktë rikthimi. Martinez u dëmtua në ndeshjen kundër Vllaznisë, e humbur 0 – 2, pasi rezistojë vetëm 33 minuta në fushën e blertë.

Protagonisti në fjalë erdhi gjatë merkatos së verës 2025-të te “Demat e Kuq” nga kuqezinjtë e LD Alajuelense, Kosta Rika, transferim falas. Këtë sezon, Carlos Martinez, numëron 10 prezenca në Superiore.

Lajme të tjera |  Kanë zhvilluar merkato për notën “10”, pretendentët e Superiores zbresin në fushë për 4 prova radhazi (AXHENDA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us