Sergey Yalcin nuk do të jetë më trajneri i Besiktas. Ky është zhvillimi më i fundit që po “zien” në Turqi, aty ku tekniku 53-vjeçar mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.
Vendimi është pranuar dhe nga presidenti i klubit Serdal Adali, i cili nuk ka bërë “rezistencë” në takimin e mbajtur me Yalcin, duke ndërprerë kështu dhe bashkëpunimin me trajnerin që i jep fund ciklit të tij në stolin e “Shqiponjave” të Stambollit.
Kjo zgjedhje vjen pak ditë pasi Ernest Muçi u ble përfundimisht nga Trabzonspori për shumën totale të 9.5 milionë eurove. Sulmuesi i Kombëtares nuk e pati mundësinë të fitonte besimin e Yalcin sa kohë ishte pjesë e Besiktasit, ndërsa me klubin nga Trabzoni po vërteton sa ata kanë gabuar për trajtimin që i kanë bërë.





