FOTO/ Pësoi tre gola ndaj Milanit, mediat italiane nuk kursejnë Alen Sherrin (NOTA)

Debutimi për Alen Sherrin nuk ka shkuar siç duhet në kampionatin italian.

Portieri qëndroi në fushë për 90 minuta në barazimin spektakolar 3-3 që Kaljari koleksionoi kundër Milanit.

Gjithsesi, performanca e 26-vjeçarin nuk është vlerësuar kënaqshëm nga ana e mediave italiane. Sipas raportit të “tuttomercatoWeb” Sherri bëri shumë gabime, duke u vlerësuar me notën 4.5.

“Sherri 4.5 – Ai thirret në veprim nga trajneri Nicola në vend të Scuffet, por bën disa naivitete, si ai që çoi në golin e Abrahamit në epërsinë e Milanit me shifrat 2-3” është komenti i tyre.

FOTO/ Pësoi tre gola ndaj Milanit, mediat italiane nuk kursejnë Alen

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us