FOTO/ Shënoi gol “kyç” në Europa League, Ernest Muçi vlerësohet me notën e lartë

Ernest Muçi ishte padyshim protagonist në fitoren 2-1 që mori Besiktas përballë Malmo. Kujtojmë që kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e katërt të UEFA Europa League.

Pikërisht për atë gol, por edhe performancën e mirë gjatë gjithë ndeshjes, Muçi është vlerësuar me një notë tepër të lartë. Sipas “SofaScore”, nota e shqiptarit është 8.3, duke zënë vendin e dytë pas Svensson (8.5).

Kujtojmë që dalëngadalë Muçi fitoi besimin e trajnerit të Besiktas. Teksa forma e tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë. Kombëtarja do të luajë pas pak ditësh në Nations League përballë Çekisë dhe Ukrainës.

FOTO/ Shënoi gol “kyç” në Europa League, Ernest

Notat sipas “SofaScore”
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us