Gazetarja sportive: Shqipëria nuk ka ekip për Botëror, nuk shkohet gjëkundi me Brojën

Gazetarja sportive Qeqa Krelani është treguar e “pamëshirshme” ndaj përfaqësueses së Shqipërisë.

Në një lidhje live për emisionin “Studio Sport”, Vizion Plus, Qeqa është shprehur me bindje se Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Sylvinho “nuk ka ekip për Botëror”:

“Jemi pranë dhjetorit dhe po flasim për një ndeshje që luhet në mars të 2026-ës. Çdo trajner, analist apo gazetar e di që 3 muaj janë një jetë e tërë në futboll. Disa lojtarë e humbin formën, disa rriten, pra nuk është asgjë statike.

Por një gjë e shoh të qartë, Shqipëria nuk ka ekip për Botëror. Polonia ka Lewandowskin, ndërsa Shqipëria akoma mbahet me Brojën.

Lewa shënon nga 3 gola për ndeshje, Broja luan një herë në 3 ndeshje”, tha ajo.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us