Gjermania hap “thesin”, 536 milionë euro për dronë kamikazë

Qeveria gjermane planifikon të porosisë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro (rreth 638 milionë dollarë) nga startup-et gjermane Helsing dhe Stark Defence, në kuadër të përpjekjeve për riarmatimin e vendit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Siç shkruan The Economic Times, kontratat për armë ajrore pa pilot, të njohura ndryshe si dronë kamikazë, pra që qëndrojnë pezull mbi zonën e objektivit përpara se të godasin, janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë më të gjerë me vlerë 4.3 miliardë euro.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Reuters, kontratat pritet të miratohen formalisht nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.

Lajmi u raportua fillimisht nga revista Spiegel.

Dronët do të përdoren fillimisht për të mbështetur Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është e dislokuar në Lituani, në kuadër të forcimit të krahut lindor të NATO-s.

Lajme të tjera |  Balla: Fund gardheve në plazhe dhe ndërtimeve gjatë sezonit turistik, ndryshimet në ligj diskutohen nesër në Kuvend

Sipas dokumenteve, kontratat me dy kompanitë do të kenë një afat prej shtatë vitesh, ndërsa dërgesa e parë e dronëve është planifikuar të realizohet në fillim të vitit 2027.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us