Gjykata Kushtetuese njofton SPAK-un dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit të parashtroni…

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erion Veliaj që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku kryebashkiaku i Tiranës kërkon deklarimin si jo kushtetues të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se sipas burimeve jozyrtare kërkesa e Gjykatës Kushtetuese u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi kalimin e kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare.

Kryebashkiaku, sakaq, së bashku me 29 të tjerë, kaloi në gjykim themeli në krye të 4 muajve seancë paraprake./TCH

Lajme të tjera |  "Kur t’u njohësh banorëve pronësinë, atëherë flasim për sukses" - Marjana Koçeku replikon me Ramën, pas vizitës në Theth

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us