Humbën jetën 51 persona, 4 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit


Dita e sotme shënon 4-vjetorin e tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019.

Si pasojë humbën jetën 51 persona, ndërsa mbetën të plagosur rreth 1 mijë qytetarë të tjerë.

Nga tërmeti pati dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banesa u shembën. Shumë banorë në Durrësi, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranë, mbetën pa strehë. Shumë prej tyre që prej asaj dite ende nuk janë sistemuar nëpër shtëpi.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte me magnitudë 6.4 ballë, ndërsa lëkundjet u ndjenë në shumë qytete të vendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us