I ka thënë “po” Egnatias, ish-sulmuesi i Shpresave pranë transferimit nga klubi italian

Egnatia po lëviz me shpejtësi për të mbyllur ndonjë gropë që mund të jetë hapur nga largimet e fundit, pasi kampionati i ri po afron. Nga skuadra kampione në fuqi ka pasur largime titullarësh dhe pritet që të ketë edhe ndonjë të larguar tjetër nga ata që nuk kanë bindur.

Kjo situatë sjell detyrimisht ndërhyrjen në merkato dhe aktualisht klubi rrogozhinas është shumë afër marrëveshjes me dy lojtarë, të cilët do të forcojnë sulmin dhe mesfushën. Bëhet fjalë për Aristidi Kolajn dhe Françesko Hasajn, të cilët sezonin e ri mund të veshin fanellën e Egnatias.

KOLAJ – Për këtë lojtar gazeta ka shkruar ditë më parë se është në shënjestër të rrogozhinasve, ndërsa tani duket se ka pasur lëvizje konkrete. Drejtuesit e Egnatias kanë marrë një “Po” nga sulmuesi anësor, ish-lojtar i Kombëtares U-21 të Shqipërisë. “Panorama Sport” mëson se 25-vjeçari ka pranuar ofertën e kampionëve të Shqipërisë, ku do të vinte si lojtar i lirë nga Italia.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Kolaj ka luajtur me Sorrenton sezonin e fundit, ku ishte huazuar nga Peskara, klubi që zotëron kartonin e tij. Nëse lojtari firmos me Egnatian, atëherë trajneri Tetova do të kishte një alternativë të mirë për krahun e djathtë të sulmit, aty ku sezonin e kaluar është aktivizuar Sebastian Spahiu, i larguar tashmë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us